LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo largohet nga Torino me aeroplan privat, udhëtimi i tij ndiqet nga shumë njerëz në kohë reale – destinacioni i tij nuk është Mançesteri

Ronaldo largohet nga Torino me aeroplan privat, udhëtimi i tij ndiqet nga shumë njerëz në kohë reale – destinacioni i tij nuk është Mançesteri

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka marrë fluturimin e radhës me aeroplan privat, pasi po largohet tashmë nga qyteti i Torinos.

Largimi i Ronaldos nga Juventusi tashmë është punë e kryer, pasi kanë ardhur konfirmime si nga drejtuesit ashtu edhe nga trajneri Massimiliano Allegri.

E ardhmja e tij thuhet se është në Angli, ku Manchester City shihet si favorit, ndërsa mund të ketë edhe një lëvizje befasuese te Manchester Unitedi.


Guardiola për Ronaldon: Në tri ose katër ditë gjithçka mund të ndodhë
Lexo po ashtu Guardiola për Ronaldon: Në tri ose katër ditë gjithçka mund të ndodhë

Ronaldo tashmë ka marrë aeroplanin privat për t’u larguar nga qyteti i Torinos, pas bisedave të agjentit të tij me drejtuesit, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, destinacioni i fluturimit të Ronaldos nuk është qyteti i Mançesterit.

Sipas faqes së specializuar të fluturimeve Flightradar24, Ronaldo do të udhëtoj drejt qytetit të Lisbonës, ku do të qëndroj derisa të zgjidhet e ardhmja e tij.

Ky fluturim i Ronaldos ka ngjallur shumë interesim, teksa po ndiqet në kohë reale nga shumë njerëz.

Interesim i jashtëzakonshëm: Mbi 30 mijë persona ndjekin në kohë reale fluturimin e Messit për në Paris
Lexo po ashtu Interesim i jashtëzakonshëm: Mbi 30 mijë persona ndjekin në kohë reale fluturimin e Messit për në Paris

Diku 4450 persona janë duke ndjekur në kohë reale fluturimin e Ronaldos, por kjo është larg nga interesimi që njerëzit kishin për fluturimin e Lionel Messit drejt Parisit.

Fluturimi i Messit u ndoq në kohë reale nga plot 130 mijë njerëz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori