Sporting Kansas City hyri në garë për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos pasi shumë ekipe të Major League Soccer synonin një lëvizje për të, sipas raportimeve. 

Portugezi nënshkroi me skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Nassr për dy vjet, me një kontratë që do t'i sjell atij 200 milionë euro në vit.


Para se të arrinte marrëveshjen me klubin, përfaqësuesit e Ronaldos patën takime të shumta me Sporting KC, paketa financiare e të cilit, duke përfshirë pagat dhe elementët komercialë, u konsiderua si 'shumë afër' sipas Taylor Twellman të ESPN.

Cristiano Ronaldo (majtas) ka nënshkruar për Al-Nassr pasi u largua nga Manchester United si i lirë

Kansas City ishte ndër skuadrat me një shans për të nënshkruar me Ronaldon për shkak të skuadrës që mban 'të drejtat e tij të zbulimit' në MLS, sipas raportimeve, që është një rregull në ligë që u jep klubeve një rrugë për të blerë një lojtar para rivalëve.

Disa tifozë komentuan raportimin për të shprehur pakënaqësinë e tyre me rregullin e zbulimit të MLS, ndërsa theksuan se ndoshta ishte ajo që i kushtoi ligës mundësinë për të nënshkruar me një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit për të dalë në fushë në Amerikë.

Sporting Kanas City kishte 'takime të shumta' me përfaqësuesit e Ronaldos përpara lëvizjes saudite

“Asnjë mungesë respekti për Sporting KC, një nga ekskluzivitetet më të mira në MLS, por pyes veten se si do të kishin shkuar gjërat nëse do të ishte një ekip në NY, LA ose Miami që kishte të drejtat e tij të zbulimit”, tha një tifoz i zemëruar.

Një tjetër do të vazhdonte në Tweet: "A mund të flasim për një sekondë se si të drejtat e zbulimit të një lojtari si Ronaldo janë një shaka? SKC ishte skuadra e vetme e MLS në garë". /Telegrafi/

66065129 0 image a 37 1672453901650

66065131 11587449 image a 17 1672458460430

Tifozët e MLS shprehën pakënaqësinë e tyre për rregullin e 'të drejtave të zbulimit' që mund t'u kushtojë atyre një shans për të parë Ronaldon t'i bashkohet ligës.

telegrafi sport app