Cristiano Ronaldo kishte shumë raste që i shpërdori në paraqitjen e tij të parë në Ligën e Evropës të enjten mbrëma.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte ndeshjen e dytë si startues këtë sezon për Manchester Unitedin, por skuadra e tij humbi 1-0 ndaj Real Sociedad në Old Trafford.


Brais Mendez shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga pika e parë pas një penalltie të diskutueshme për lojë me dorë nga Lisandro Martinez.

Screenshot 2 35

Superylli portugez nuk mundi të linte shenjë, pavarësisht një sërë mundësish që kishte në këtë takim.

Ronaldo pas ndeshjes ishte subjekt i shumë komenteve në mediat sociale nga fansat pas një paraqitje zhgënjyese të tij.

Para humbjes nga Real Rociedad, United kishte fituar katër ndeshje radhazi./Telegrafi/

telegrafi sport app