Prioritet i Real Madridit është kontrata e re me trajnerin Zinedine Zidane, thotë presidenti i klubit Florentino Perez.

Perezi ka thënë se Zidane mund të qëndrojë te Real Madridi për të gjithë jetën.


"Sigurisht që ai është i sigurt dhe gjëja e parë që do të bëjmë me të pasi ai të kthehet nga pushimet është rinovimi i kontratës”.

"Askush nuk e njeh klubin dhe dhomat e zhveshjes më mirë se ai. Ky është avantazhi që ai e ka krijuar me punën e tij në këta 17 muaj”.

"Shumë herë ai ka thënë se nuk e ditë të ardhmen pasi që gazetarët e pyesin gjithmonë për të ardhmen e lojtarëve”.

"Por edhe të mos fitonte, unë do të kisha vazhduar me të”, ka thënë Perez. /Telegrafi/

telegrafi sport app