Sulmuesi i Real Madridit dhe anësori i Besiktasit bënë fotografi dhe video me pilotët para se të fluturonin, raporton “DailyMail”.

Quaresma publikoi edhe një fotografi të çiftit në bord të aeroplanit ndërsa Ronaldo, që dukej i impresionuar me kontrollorët e aeroplanit, shpërndau një fotografi të kabinës pasi ateruan në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, transmeton Koha.net.


Portugalia arriti në Shqipëri për t’u përballur me vendësit në Grupin I ku aktualisht mbajnë kreun të ndjekur nga Danimarka, skuadër e cila luan me Armeninë të hënën mbrëma.

Skuadra e Fernando Santos ka 12 pikë, një më shumë se danezët dhe, ajo që është më problematikja, një pikë më shumë edhe se kundërshtari i së hënës, Shqipëria.

Fitorja në Shqipëri, Portugalisë do t’ia siguronte plasmanin e mëtutjeshëm, mirëpo humbja do t’i çonte ata direkt në vendin e tretë të grupit.

Të premten mbrëma, Portugalia u mposht 1-0 nga nikoqirët e Euro 2016, Franca.  

telegrafi sport app