Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe i Kombëtares së Brazilit, Romario, ka vlerësuar në një intervistë të shkurtër se cilët lojtarë në histori janë më të mirë se ai.
Romario njihet si njëri nga lojtarët më të mirë në histori pas një karriere të pasur me klube, kombëtaren dhe shumë gola të shënuar.
Megjithatë, vetëbesimi i tij duket i tepruar në një intervistë të shkurtër së fundmi me mediumin Cope.
Ai vlerësoi se vetëm dy lojtarë – Pele dhe Diego Maradona janë më të mirë se ai në histori të futbollit, pasi Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë të barabartë me të.
@copa90 He Really Had To Think About If He Was Better Than Messi 😅 (🎥// IG: catenaccioecontropiede) #soccer #football #futbol #joga #romario
Ndryshe, gjatë karrierës, Romario fitoi Kupën e Botës, duke udhëhequr Brazilin në 1994.
Në një kohë ai ishte lojtari më i mirë në botë, ku kaloi dy sezone në Barcelonë dhe gjithashtu luajti për Vasco da Gama, PSV, Flamengo, Valencia, Fluminense, Al Sadd, Miami dhe Amerikë.
Ish-ylli brazilian llogaritet të jetë golashënuesit i katërt në histori të futbollit me 775 gola, por ai pretendon se ka shënuar mbi 1000 gola gjatë karrierës. /Telegrafi/