LAJMI I FUNDIT:

Romano zbulon lojtarin e Real Madridit që ka filluar bisedimet për marrëveshje të re

Romano zbulon lojtarin e Real Madridit që ka filluar bisedimet për marrëveshje të re

Fabrizio Romano ka raportuar në Twitter se Real Madrid po shqyrton situatat kontraktuale të disa prej lojtarëve të tyre kyçë pas suksesit në sezonin e kaluar.

Pas arritjeve së marrëveshjes me Luka Modric dhe Lucas Vazquez dhe situatës së Nachos, vëmendja tani është drejtuar te Dani Carvajal.

Romano njofton në Twitter: “Pas Modric dhe Lucas Vazquez, Real Madrid po pritet të zgjidhë edhe situatën e Nachos. Klubi gjithashtu do të fillojë bisedimet për një marrëveshje të re me Dani Carvajal”.


0:00 / 0:00

15 seconds

15 seconds

“Klubi është shumë i kënaqur me paraqitjet dhe angazhimin e tij në fushë. Kontrata e re e Carvajal do të jetë një temë për të diskutuar gjatë muajve të ardhshëm”.

Madridi planifikon të fillojë bisedimet për një kontratë të re me Carvajal, duke e vlerësuar kontributin e tij të vazhdueshëm dhe paraqitjen e shkëlqyer në fushën e lojës.

Carvajal, i cili ka shënuar golin vendimtar në fitoren e fundit të Ligës së Kampionëve, vazhdon të jetë një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe një figura e rëndësishme në ekipin e Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i kandidatit kryesor për t’u bërë trajner i ri i Milanit

Zbulohet emri i kandidatit kryesor për t’u bërë trajner i ri i Milanit

Serie A

"Faulli më i keq që ka pësuar në karrierën e tij", Viniciur Jr i ‘mbijetoi’ një ndërhyrjeje brutale

Ndërkombëtare
La Liga zvogëlon kufirin e pagave të Barcelonës, anuloi transaksionin e shitjes së ulëseve VIP në Camp Nou

La Liga zvogëlon kufirin e pagave të Barcelonës, anuloi transaksionin e shitjes së ulëseve VIP në Camp Nou

La Liga
Skenë e tmerrshme në turneun WTA: Tenistja britanikja rrëzohet gjatë shërbimit, përfundon në karrige me rrota

Skenë e tmerrshme në turneun WTA: Tenistja britanikja rrëzohet gjatë shërbimit, përfundon në karrige me rrota

Tenis
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Jo vetëm Zubimendin, Reali e do edhe një tjetër futbollist të Sociedadit

Jo vetëm Zubimendin, Reali e do edhe një tjetër futbollist të Sociedadit

La Liga
Kalo në kategori