LAJMI I FUNDIT:

Romani “Eskadronët e Vdekjes” i Bardhyl Mahmutit paraqet gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve – vlerësohet si vepra më e mirë nga LSHK-ja  

Romani “Eskadronët e Vdekjes” i Bardhyl Mahmutit paraqet gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve – vlerësohet si vepra më e mirë nga LSHK-ja  

Romani “Eskadronët e Vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti është vlerësuar si vepra më e mirë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e që pasqyron gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, tha se vepra “Eskadronët e Vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti është një vepër e veçantë edhe si krijim letrar e artistik edhe si histori.

“…Është i veçantë në të vërtetë… Pavarësisht nga ndihma, që pretendon autori ta ketë pasur nga shumë vetë prirja e tij në aspektin stilistik letrar, performues, historik është fakt që tregon jo vetëm për përkushtimin e shkrimtarit, por talentin për të artikuluar me një gjuhë të pasur, me një mendim të mbrehtë e më një kërkesë të sofistikuar për ndriçimin e barbarisë serbe…


…Shkrimtari Bardhyl Mahmuti është autori që ka depërtuar në thellësitë epokale të shpirtit farosës të pushtuesit serb duke dhënë romanin më të denjë dhe më të mirë pothuajse deri sot për temën e gjenocidit”, tha Galica.

Për veprën “Eskadronët e Vdekjes”, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës i dorëzoi mirënjohje shkrimtarit Bardhyl Mahmuti.

Autori Mahmuti potencoi se kjo mirënjohje nderon jo vetëm atë, por gjithë të tjerët që janë përkushtuar të hedhin dritë mbi një krim, siç e quan ai aq monstruoz, që sipas tij ka rrezik të mbetet në heshtje.

Mahmuti tha se në prag të 25-vjetorit nga gjenocidi “nuk mund të jemi të kënaqur nga ajo që kemi bërë deri tani”.

Tutje, ai theksoi se dhënia e mirënjohjes nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, i jep një shtytje të fuqishme të shpërndarjes së romanit, derisa shtoi se kjo do të ndikon që të tjerët të mund të shohin edhe një të vërtetë.

“…Libri ‘Eskadronët e Vdekjes’ sado modeste të duket që kanë kontribuar të tjerët, por falë rrëfimeve që mi kanë dhënë qoftë Bajrushi, Sadiku, apo Vllaznimi, sepse personazhet kryesore në roman janë personazhe reale. Janë pikërisht ata personazhe që i kanë dhënë një shtytje e sot më thërrasin prej Italisë se kush është Sadiku…

Dhënia e mirënjohjes nga Lidhja e Shkrimtarëve jep një shtytje të fuqishme shpërndarjes së romanit jo për shkak të Bardhyl Mahmutit, por sepse duke lexuar qoftë në italisht, anglisht apo në të gjitha gjuhët tjera do të kenë mundësi të shohin edhe një të vërtetë nga këndvështrimi ynë”, theksoi Mahmuti.

Libri “Eskadronët e Vdekjes” me autor Bardhyl Mahmuti, është botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur”.

Romani i autorit Bardhyl Mahmuti është i bazuar në ngjarje të vërteta dhe është botuar në shënim të Ditës së gjenocidit në Kosovë, 15 janar 2021. Kjo vepër ka pasur disa botime në shqip, kurse është përkthyer e po përkthehet edhe në disa gjuhë të huaja. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori