Romancat në vendin e punës, një gjë e zakonshme, por shumë e sikletshme
![Romancat në vendin e punës, një gjë e zakonshme, por shumë e sikletshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2015/06/102416411-77663074.1910x1000-780x439.jpg)
Nëse kolegët e marrin vesh për një romancë të fshehtë në zyrë, atëherë fillojnë thashethemet që mund t’ua vështirësojnë jetën të dyve. Shumë pikëpyetje e dilema ngjallen në një situatë të tillë.
Prandaj në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla se si të silleni në rast të një romance në punë.
Mos e shfaq lidhjen hapur që në fillim
Në fillimet e flirtimit dhe të romancës, atëherë kur marrëdhënia juaj nuk ka marrë një drejtim konkret, mundohu që lidhja juaj mos të shkojë në vesh të punëdhënësit apo të tjerëve. Shumë kompani kanë politika të rrepta lidhur me marrëdhëniet në vendin e punës. Por nëse kompania është më liberale në këtë aspekt, tregohu e matur dhe prit momentin e duhur para hapit të radhës, pasi një flirt në zyrë mund të të kushtojë edhe vendin e punës.
Mos flirto hapur në orarin e punës
Edhe në rast se ju mund të keni vendosur ti tregoni për lidhjen tuaj kolegëve, kjo nuk do të thotë se duhet të flirtoni hapur në vendin dhe orarin e punës. Tregohu e kujdesshme pasi zyra është vendi ku punohet. Pas orarit të punës je e lirë të vazhdosh romancën apo lidhjen tënde normalisht.
Tregoji kompanisë për lidhjen nëse ajo është serioze
Nëse marrëdhënia juaj e ka kaluar fazën e romancës dhe ka marrë një formë serioze dhe ju keni vendosur të bashkëjetoni apo të fejoheni, atëherë është koha t’ia tregoni këtë fakt Kompanisë. Do të ndiheni shumë më të qetë të dy dhe mund të shijoni lidhjen tuaj normalisht.
Ndaj kufijtë mes punës dhe jetës personale
Një nga problemet kryesore që sjell lidhja brenda së njëjtës kompani është përballja me të dashurin i cili njëkohësisht është edhe kolegu yt. Megjithëse nuk është aspak e lehtë, tregohu e matur dhe përpiqu të vendosësh kufij midis jetës profesionale dhe asaj personale për të mos dëmtuar njëra-tjetrën.
Mendo një strategji në rast ndarjeje
Ndodh që romanca apo lidhja juaj të përfundojë. A e ke menduar këtë? Ti duhet të jesh gati edhe për një moment të tillë, pasi nëse ndodh nuk do të jetë aspak e lehtë të dëgjosh tërë ato thashetheme lart e poshtë që bëhen pas kurrizit tënd. Nëse puna për ty është e rëndësishme, atëherë bëhu e fortë ta përballosh këtë ndarje, megjithëse mund të ndeshesh shpesh me ish-in. Por nëse ka alternativa për të filluar punë në një vend tjetër, edhe kjo mund të jetë një zgjidhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/20845376675a83f21f6fccc133740450_w640.jpg)
Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri
![Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e30b0feb9926a4d0-780x439.jpeg)
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”
![Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/671a29437e9e9d521c5-780x439.jpg)
Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi
![Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shampon-780x439.jpg)
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit
![Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rrobat-780x439.png)
Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?
![Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/debate-780x439.png)
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi