Milani ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi në Serie A, këtë herë fitoi ndaj Udineses me rezultat 0-1.

Skuadra nga Milano besoi deri në frymën e fundit dhe në kohën shtesë e arriti fitoren e shumë pritur për tifozët kuqezi.


Shansin e parë të mirë në ndeshje e kishte Suso (14'), por gjuaja e spanjollit përfundoi jashtë shtyllës së majtë.

Suso (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim ishte e radha e Udineses me anë të Kevin Lasagnas (17') dhe Hidde ter Avest (21').

Në pjesën e dytë i disponuar për lojë ishte Samu Castillejo (57', 60'), por rrjeta e portës së Udineses mbeti e paprekur.

Samuel Castillejo (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim të dy skuadrat tentuan golin, ndërsa në fund Milani e arriti, Alessio Romagnoli shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Milani renditet në vendin e katër me 21 pikë, kurse Udinese në pozitën e 16 me nëntë pikë.

Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve kundër Juventusit, ndërsa Udeinese udhëton te Empoli. /Telegrafi/

https://twitter.com/AcmPassion/status/1059196300661587968

telegrafi sport app