Roma e ka zyrtarizuar blerjen e anësorit të Ajaxit, Justin Kluivert, për një marrëveshje prej 17.25 milionë euro.

Holandezi është djali i legjendës Patrick Kluivert, që ka luajtur edhe në Itali.


Giallorossët e kanë konfirmuar blerjen, ndërsa 19 vjeçari ka nënshkruar kontratë për pesë vite.

doa4jzukajwguyuxtms3

“AS Roma janë të lumtur t’ju njoftojnë se kanë arritur marrëveshje për blerjen e Justin Kluivert”.

"Kluivert, 19 vjeç, i bashkohet klubit me një transferim të përhershëm nga Ajax. Ne kemi paguar 17.25 milionë euro për Kluivertin. Marrëveshja gjithashtu përfshin një numër klauzolash të lidhura me performancën, bazuar në arritjet e lojtarit dhe të klubit, të cilat janë me vlerë deri në maksimum deri në 1.5 milion euro”.

Screenshot 5 7

"Përveç kësaj, në rast të shitjes së ardhshme të lojtarit Ajax do të ketë të drejtën të marrë 10% çdo pagesë transferimi më të madhe se 25 milionë euro”.

"Holandezi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Giallorossët që shkon deri më 30 qershor 2023", thuhet në njoftimin  Romës. /Telegrafi/

telegrafi sport app