Site icon Telegrafi

Roma rikthehet të fitorja, mposht Empolin dhe ngjiten në vendin e tretë

Roma ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.

Ekipi i Jose Mourinhos është kthyer të fitorja pas humbjes nga Napoli dhe me këtë fitore ka përforcuan vendin në top katërshe.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola nga dy asistime të Paulo Dybala.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetme dy minutave lojë me anë të Roger Ibanez, i cili shënoi me kokë për 1-0, ndërsa Tammy Abraham (6’) shënoi gjithashtu me kokë për 2-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, pa shumë raste për gol dhe me Romën që menaxhoi rezultatin.

Kështu pas 90 minutave lojë, ekipi i Mourinhos i gëzohet fitores 2-0 duke marrë tri pikë të rëndësishme drejt objektivit për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Pas kësaj fitore, Roma e sheh veten në pozitën e tretë me 40 pikë, ndërsa Empoli renditet në vendin e 10-të me 26 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Giallorossët luajnë në udhëtim te Lecce, ndërsa Empoli e pret Spezian. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gY7NMsC2Cqk

https://twitter.com/MaldinitheH/status/1621932116094210048

Exit mobile version