LAJMI I FUNDIT:

Roma nuk ndihet rehat, skuadrat kineze tentojnë përsëri transferimin e Nainggolanit

Roma nuk ndihet rehat, skuadrat kineze tentojnë përsëri transferimin e Nainggolanit
Nainggolan njëri ndër kryesorët te Roma

Afati kalimtar po afrohet dhe te Roma nuk do të ketë qetësi.

Që katër vite emri i mesfushorit belg Radja Nainggolan flitet më së shumti gjatë afateve kalimtare për futbollistë.

Mesfushori belg ka qenë futbollisti kryesor i Romës viteve të fundit dhe ofertat nuk kanë munguar për të.


30-vjeçari ka refuzuar skuadra të mëdha si Chelsea, Inter, Liverpool e Manchester United.

Por gjatë janarit ai refuzoi edhe milionat e skuadrave kineze.

(Foto: Getty Images)

Mediat italiane tani raportojnë se Guangzhou Evergrande dhe Shanghai SIPG nuk janë dorëzuar për lojtarin dhe do të tentojnë sërish.

Besohet se Nainggolanit do t’i ofrohet pagë vjetore mbi 10 milionë euro nga dy ekipet kineze, ndërsa për Romën një shumë rreth 50 milionë euro.

Gjithsesi lojtari vazhdon të mbetet një opsion edhe për mesfushën e dy skuadrave angleze Chelsea dhe Arsenal.

Ish-lojtari i Cagliarit dhe Piacenzës ka një kontratë me Romën deri në verën e vitit 2021.

Nainggolan këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat për Romën dhe ka dhënë 11 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori