Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Pisas në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit italian.

Të parët që rrezikuan ishin vendasit të cilët iu afruan seriozisht golit në minutën e tetë përmes Henrik Meister, por Mile Svilar ia mohoi golin.


Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Matias Soule realizoi një gol të bukur në minutën e 55-të për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ekipit të Romës.

Soule realizoi sërish në minutën e 61-të për 2-0, por gjyqtari e anuloi golin për prekje të topit me dorë gjatë aksionit.

Në minutën e 79-të Ëesley Franca pati mundësinë që t’i jap fund çështjes së fituesit, por portieri vendas ia mohoi golin.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Romën pas asaj që arritën javën e kaluar po ashtu me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Bolognas./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app