Roma kërkon këndelljen në udhëtim te Sassuolo, formacionet zyrtare

Roma është mysafir i Sassuolos në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.
Giallorosët në këtë takim vijnë pas dy humbjeve radhazi në kampionat dhe kërkojnë këndelljen.
Në anën tjetër edhe vendasit kanë pësuar humbje në xhiron e fundit dhe duan tri pikët.
Është një ndeshje ku dy skuadrat kanë mungesa të theksuara në formacion, derisa Marash Kumbulla i Romës ka humbur sezonin dhe nuk do të paraqitet në këtë takim.
Formacionet zyrtare:
Sassuolo: Consigli; Toljan, Chiriches, Marlon, Rogerio; Obiang, Lopez; Traore, Djuricic, Boga; Raspadori
Roma: Pau López; Karsdorp, Cristante, Mancini; Bruno Peres, Pellegrini, Diawara, Spinazzola; El Shaarawy, Carles Pérez; Borja Mayoral.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































