Site icon Telegrafi

Roma ëndërron transferimin e Fekir, i padëshiruari N’Zonzi mund t’i kryej punë Giallorosëve

Nabil Fekir. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Nabil Fekir është njëri nga mesfushorët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Përderisa Lyon nuk e liroi në dy sezone duke kërkuar fillimisht 80 e më vonë 60 milionë euro, tani çmimi i lojtarit ka rënë dukshëm.

Fekir është futur zyrtarisht në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar rinovimin me klubin francez dhe kjo ka bërë që çmimi i tij të jetë 35 milionë euro.

Chelsea dhe Arsenal janë dy skuadrat që po e kërkojnë me ngulm, ndërsa aty ndodhet edhe Liverpool që po e kërkon lojtarin që tri vite.

Nabil Fekir (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Por së fundmi Fekir është lidhur me një kalim të mundshëm në Serie A te Roma.

Lyon po e kërkon me ngulm mesfushorin francez të Romës, Steven N’Zonzi.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve.

Klubi francez është gati ta dërgojë Nabil Fekirin në Romë nëse Giallorosët ofrojnë N’Zonzin dhe 20 milionë euro.

N’Zonzi në anën tjetër është i padëshiruar te Roma dhe ka kërkuar me ngulm largimin nga kryeqyteti italian pas një viti skandaloz me fanellën e Romës. /Telegrafi/

Exit mobile version