LAJMI I FUNDIT:

Roma e dëshiron me çdo kusht Hazardin, belgu pritet të thyej rekordin e transferimeve te klubi italian

Roma e dëshiron me çdo kusht Hazardin, belgu pritet të thyej rekordin e transferimeve te klubi italian

Thorgan Hazard është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion.

Sulmuesi belg ka udhëhequr skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach drejt pozitës së dytë në Bundesliga duke lënë mbrapa vetes edhe Bayern Munichun.

Por duket se belgu nuk do të qëndrojë edhe gjatë tek ky klub pas paraqitjeve fantastike.


25-vjeçari është bërë objektivi kryesor i gjigantit italian Roma për fazën e sulmit.

Të lodhur nga lëndimet e njëpasnjëshme të Diego Perottit dhe forma jo e mirë e Patrick Schick, Roma po synon të transferoj një yll për fazën ofensive.

Drejtori sportiv Monchi e ka piketuar Hazardin si sulmuesin ideal për skuadrën e tij.

Thorgan Hazard (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Italia, për transferimin e belgut dritën e gjelbër e ka dhënë edhe trajneri Eusebio Di Francesco.

E për ta bindur Gladbachun të heqë dorë nga ylli i tyre, Giallorosët janë të gatshëm të paguajnë deri në 45 milionë euro.

Në rast se do të realizohet ky transferim, atëherë Hazard do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori të Romës.

Ish-futbollisti i Chelseat ka një kontratë me Gladbachun deri në qershor të vitit 2020, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe Borussia Dortmund dhe Leicester City.

Hazard këtë edicion me Gladbachun ka shënuar shtatë gola në kampionat dhe ka bërë katër asistime, ndërsa në Kupën e Gjermanisë në dy ndeshje ka realizuar tre gola dhe një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori