Lorenzo Pellegrini pritet ta vazhdojë bashkëpunimin me Romën edhe për disa vite.

Kapiteni i Giallorosëve është futur në vitin e fundit të kontratës, por ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma.


Përkundër se kishte një klauzolë largimi prej vetëm 30 milionë eurove, Pellegrini ka refuzuar të gjitha ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

1006300625 1

Me ardhjen e trajnerit Jose Mourinho, numri shtatë i Romës ka rilindur duke u bërë lider i vërtetë i kryeqytetasve.

Sky Sport ka raportuar se palët janë shumë pranë marrëveshjes për zgjatjen e kontratës edhe për pesë vite.

1006300649 scaled 1

Nga kontrata e re, Pellegrini do të fitojë katër milionë euro në sezon, si dhe disa bonuse.

Vlen të theksohet se aktualisht kapiteni i Giallorosëve ka një pagë vjetore prej 2,5 milionë eurove në sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app