LAJMI I FUNDIT:

Roma blindon mbrojtjen, Smalling do të rikthehet në kryeqytet, gati edhe transferimi i Armando Izzos

Roma është duke tentuar ta bëjë një skuadër të fortë për edicionin e ri.

Giallorosët nuk kanë marrë pjesë që dy vite në Ligën e Kampionëve dhe synimi i tyre është të rikthehen në garë më prestigjioze evropiane.

Chris Smalling. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Sulmuesi Arkadiusz Milik është një hap larg Romës, ndërsa Giallorosët kanë siguruar edhe shërbimet e Chris Smalling.

Mbrojtësi anglez ishte i huazuar edicionin e kaluar nga Man Utd duke treguar formë të lartë.

Roma dhe United kanë arritur marrëveshje për huazim një vjeçar të Smalling, ku Giallorosët do ta kenë mundësinë e blerjes prej 16 milionë euro.

Por përveç anglezit, Roma do ta përforcojë mbrojtjen edhe me italianin Armando Izzo të Torinos.

Armando Izzo. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

28-vjeçari do t’i bashkohet Romës si huazim nga Torino, por klubi kryeqytetas do ta ketë obligative blerjen e tij në verën e vitit 2021 për 22 milionë euro.
Kësisoj Giallorosët pritet ta bëjnë një mbrojtje mjaftë të fortë me treshen Gianluca Mancini, Chris Smalling e Armando Izzo.

Zyrtarizimi i këtyre marrëveshjeve nga Roma pritet të bëhet brenda kësaj jave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Sport vendor
Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Premier League
Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Përfaqësuesja e Kosovës
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Kalo në kategori