Roma - Barça: Formacionet e mundshme, Schick nga minuta e parë

Roma do të provojë edhe një herë misionin e pamundur, këtë herë e ndihmuar nga publiku vendas që pritet të jenë rreth 70 mijë në stadiumin Olimpico.
Duhet një ndeshje perfekte nga skuadra e Eusebio Di Francesco për të befasuar Barçën.
SI VJEN ROMA: Dëshirë dhe vendosmëri. Kjo është e gjitha që Di Francesco kërkon nga lojtarët e tij sonte (e martë). Diego Perotti nuk do të jetë në dispozicion, ashtu si Cengiz Under. Me këtë rast Patrik Schick prite të luajë nga minuta e parë.
Roma nuk duhet të lejojë që dëshpërimi nga humbja ndaj Fiorentinas të ndikojë në këtë takim pasi tashmë ajo i përket të kaluarës.
SI VJEN BARCELLONA: Me dyshime në mesfushë nga Ernesto Valverde. Në dyshim është Sergio Busquets, në rast të mungesës së tij, Andre Iniesta do të kalojë në qendër.
Me avantazhin 4-1 nga ndeshja e parë dhe me fitoren ndaj Leganes në La Liga, lojtarët e Barçës do të futen në fushë të qetë për të bërë lojën e tyre.
Formacionet e mundshme nga të dy skuadrat:ROMA (4-3-3): Alisson; Florenzi, Fazio, Manolas, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Pellegrini; Schick, Dzeko, El Shaarawy.
BARCELONA (4-4-2): Ter Stegen; Semedo, Piqué, Umtiti, Jordi Alba; Sergi Roberto, Rakitic, Busquets, Iniesta; Messi, Suarez. /Telegrafi/

















































