Skuadra italiane Roma nuk e ka nisur këtë edicion siç pritej.

Për Giallorsoët pritjet në Itali ishin se do të konkurronte me Juventusin për titullin e kampionit.


Por aktualisht Roma zë pozitën e gjashtë në tabelë dhe synimi kryesor është njëra mes pozitës tre dhe katër.

Kësisoj Giallorosët po tentojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Emri i ri në listën e Romës është ai i sulmuesit anësor të Udineses, Rodrigo de Paul.

GettyImages 1064741054 Rodrigo De Paul duke festuar golin e shënuar ndaj Romës këtë edicion në Serie A. (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Argjentinasi ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A me gjashtë gola e katër asistime me fanellën bardh e zi.

Roma është gati të ofrojë 20 milionë euro për shërbimet e De Paul si dhe huazimin e dy të rinjve Ante Coric dhe Luca Pellegrini.

24-vjeçari argjentinas falë paraqitjeve të mira këtë edicion ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e tij.

Për De Paul interesim ka shfaqur edhe gjiganti tjetër italian Milan. /Telegrafi/

telegrafi sport app