Roma fitoi kundër Beneventos me rezultat 5-2 në Serie A dhe kështu u ngjit në vendin e katër.

Golat për klubin nga kryeqyteti italian i shënuan Federico Fazio (26'), Edin Dzeko (59'), Cengiz Under (62', 75') dhe Gregorie Defrel (+90').


Për mysafirët shënuan Guilherme (7') dhe Enrico Brignola (76').

Më i miri në këtë takim ishte turku Defrel, i cili përveç golave dhuroi edhe një asistim (te goli i Dzekos). Përveç golashënuesve paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Diego Perotti e Alessandro Florenzi.

Më i miri për mysafirët ishte Guilherme dhe mesfushori i njohur brazilian, Sandro.

Berat Gjimshiti ashtu si pjesa tjetër e mbrojtjes la shumë për të dëshiruar, më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/

Roma:

capture 20180211 230941Benevento:

capture 20180211 230941 1

telegrafi sport app