Roma 2-0 Lazio, vlerësimi për Muriqin dhe Kumbullën

Roma ka shënuar fitore ndaj Lazios në kuadër të javës së 37-të të Serie A me rezultat 2-0.
Golat në këtë takim u shënuan nga Henrikh Mkhitaryan dhe Pedro, në secilën pjesë nga një.
Vedat Muriqi është vlerësuar me notën 6.4, prej më të ulëtave në këtë takim.
Në anën tjetër Marash Kumbulla i Romës që u fut në lojë në minutën e 38-të është vlerësuar me notën 7.0.
Lojtar i ndeshjes doli Mkhitaryan me notën 8.0.
Kjo fitore e Romës nuk ndryshoi asgjë në renditje, pasi që Lazio mbetet në vendin e gjashtë, ndërsa romakët në vendin e shtatë.
Notat e lojtarëve të Romës dhe Lazios
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































