LAJMI I FUNDIT:

Rohde mbështet linjat e kuqe të KFOR-it për Urën e Ibrit dhe mirëpret koordinimin e përmendur nga Kurti

Rohde mbështet linjat e kuqe të KFOR-it për Urën e Ibrit dhe mirëpret koordinimin e përmendur nga Kurti

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për linjat e kuqe të KFOR-it lidhur me urën mbi lumin Ibër.

Gjatë një deklarate të mërkurën, Rohde theksoi se veprimet e njëanshme të vitit të kaluar, që rezultuan në lëndimin e ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, nuk duhet të përsëriten.

Ambasadori Gjerman nënvizoi rëndësinë e marrjes parasysh të këshillave ndërkombëtare dhe mirëpriti koordinimin e përmendur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Sipas tij, çdo vendim lidhur me urën duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar, duke insistuar që çështja të diskutohet në Bruksel.

“Mbështesim plotësisht NATO_KFOR dhe vijat e saja të qarta të kuqe, përfshirë edhe ato lidhur me urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar, që shkaktuan lëndime të ushtarëve të KFOR-it + civilëve, nuk duhen përsëritur. Këshillat ndërkombëtare duhet të merren parasysh. Nevojitet depërshkallëzim i retorikës; mirëpres koordinimin e përmendur prej kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.”

Kurti, tha të mërkurën se Qeveria e tij do t’i vazhdojë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës në lidhje me rihapjen e urës mbi lumin Ibër në veri.

Vendet e QUINT-it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, e kanë quajtur të njëanshëm synimin e Qeverisë së Kurtit për rihapjen në këtë kohë. BE-ja ka bërë thirrje që çështja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se vetëm janë duke e zbatuar marrëveshjen e arritur më parë në dialogun e Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë për hapjen e urës, e cila nuk u realizua kurrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kronika e Zezë
KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

Politikë

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Kalo në kategori