James Rodriguez është i gatshëm të kërkojë një transferim larg Allianz Arenas nga trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac.

Në sezonin e dytë të një huazimi dyvjeçar nga Real Madridi, është folur që Bayerni do ta përdor opsionin e blerjes së përhershme të Jamesit në janar.


Megjithatë, gazeta gjermane Bild raporton krejtësisht diçka tjetër.

Sipas tyre, mesfushori kolumbian është i thyer dhe është gati t'i tregojë Kovacit ballë për ballë që ai dëshiron të largohet.

James është i pakënaqur me zëvendësimet e vazhdueshme të bëra nga trajneri i tij dhe gjithashtu nga taktikat e kroatit.

james rodriguez

Mesfushori u ka treguar shokëve të ekipit për ndjenjat e tij dhe gatishmërinë e tij për të folur drejtpërdrejt në Kovacin për dëshirën e tij për t'u larguar.

Nga ana e tij, Kovac do të jetë i përgatitur për të parë James teksa largohet, duke treguar pak besim tek mesfushori. /Telegrafi/

telegrafi sport app