Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte u ka thënë edhe një herë njerëzve që të dezinfektojnë maskat e fytyrës me benzinë - duke këmbëngulur se ai "nuk po bënte shaka".

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai kishte bërë një deklaratë të tillë të ngjashme javën e kaluar - por zyrtarët ishin të shpejtë për ta korrigjuar atë dhe sugjeruan se ishte një shaka.


Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu thanë që maskat e rrobave duhet të lahen normalisht, dhe maska kirurgjike të zëvendësohen pas përdorimit.

Por të Premten, presidenti “insistoi” - duke thënë "ajo që kam thënë ishte e vërtetë ... shkoni në një stacion benzine".

Një deklaratë e tillë vjen ndonëse nuk ka asnjë provë që benzina mund të dezinfektojë maskat.

Madje një kontakt i zgjatur me benzinë mund të jetë i dëmshëm; dhe derdhja e lëngjeve të ndezshme mund të jetë një rrezik nga zjarri. /Telegrafi/