LAJMI I FUNDIT:

Robben tregon dallimin mes Ancelottit dhe Guardiolas

Robben tregon dallimin mes Ancelottit dhe Guardiolas

Pep Guardiola apo Carlo Ancelotti, të dy janë trajnerë të mëdhenj dhe këtë e di mirë edhe Arjen Robben.

Holandezi i Bayernit në një intervistë flet për diferencat që ekzistojnë mes dy trajnerëve, diçka që e di se nuk është e lehtë pasi mund të krijojë keqkuptime.

“Duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm në atë që thua kur bëhet fjalë për dy trajnerë. Nëse thua se njëri prej tyre është i madh në një aspekt, atëherë për njerëzit kjo do të thotë se tjetri nuk është aq i zoti”.


Megjithatë diferencat ekzistojnë dhe Robben zbulon disa prej tyre.

Bayerni me rekord fitoresh në shtëpi
Lexo po ashtu Bayerni me rekord fitoresh në shtëpi

“Pep Guardiola është i pushtuar nga futbolli, në kuptimin që për të bëhet fjalë për futboll 24 orë në ditë. Patëm një evolucion të rëndësishëm me të në drejtim te Bayerni, pasi i dhamë më shumë variacion lojës tonë duke qenë se luante ndryshe. Tani jemi më të lirë me Ancelottin”.

Në media të ndryshme është folur shpesh se nuk ka patur një raport të mirë me Guardiolën në Allianz Arena, por vetë futbollisti e mohon kategorikisht diçka të tillë.

“Kam patur një raport shumë të mirë me Pep. Më pëlqente filozofia e tij dhe mënyra se si e mendonte lojën, por gjërat me Ancelottin janë vërtet perfekte dhe për të mund të them vetëm gjëra pozitive”, ka deklaruar holandezi.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori