Robben rikthehet nga pensionimi me një gol të bukur
Arjen Robben është rikthyer në fushat e blerta me një gol të bukur të shënuar me fanellën e Groningenin.
Groningen ka zhvilluar sot (e diel) një ndeshje miqësore ndaj Armenia Bielifeld, e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Goli i vetëm për klubin holandez erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes.
Ky gol u shënua nga legjenda holandeze, Robben, i cili u rikthye me gol në fushat e blerta.
Robben shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























