RMV: Vijojnë manipulimet me sasinë e bukës, inspektorati ka zbuluar disa mashtrime

Blejnë për kile e marrin më pak!
Kështu shprehen qytetarët posa të dalin nga shitoret apo tregjet.
Ata që blejnë në markete thonë se muajin e fundit kanë vërejtur ulje të sasisë në paketimet e produkteve ushqimore, madje edhe kur blejnë në treg nga stoqe masive, thonë se nuk marrin për aq sa paguajnë, informon Alsat.
“Tregtarët bëjnë gjithçka vetëm të përfitojnë. Nuk duhet ashtu ta mashtrojnë popullin nëse është gjysmë kile e të më jep 400 gr ajo nuk bën. Le të vetëdijesohen, ne blejmë prej tyre – ata jetojnë prej neve”, tha një qytetar.
“Është fakt që çdo ditë rriten çmimet, e tmerrshme çdo ditë çmime tjera të produkteve bazë si buka, qumështi e kështu me radhë që janë ushqimet themelore të përditshmërisë”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Po te sheqeri, te vaji është ulur sasia nga një litër në 900ml njësoj sheqeri nga 1kg në 900gr. Nuk është në rregull se çmimet janë ngritur shumë si për djathin, kaçkavallin, qumështin, buka gjithçka që duhet”, theksoi një qytetar tjetër.
Ankesat e qytetarëve kanë arritur edhe tek Inspektorati Shtetëror i Tregut, të cilët kanë detektuar parregullsi në disa pika të shitjes për sasinë e bukës krahas deklarimit me çmimin e shitjes.
Drejtoresha e Inspektoratit tha se përveç produkteve të paketuara dhe të ambalazhuara kontrollet kanë filluar dhe nëpër tregje ku shitja bëhet nga stoqet me shumicë, ku ka dyshime për kurdisje të peshoreve.
“Kemi informacion nga terreni se inspektorët kanë konstatuar që një pjesë e bukës që shitej nuk ka pasur deklaracionin e duhur dhe janë marr masa, gjithashtu u ndërmorën masa për peshoren që nuk ka qenë si duhet e balancuar, që do procedohet sipas Ligjit të metrologjisë. Për sasinë e bukës që është gjetur e pa deklaruar si duhet iu është dhënë vërejtja sipas Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve dhe po rrjedh afati”, pohoi Aneta Simeska Dimovska, Drejtoreshë e Inspektoratit shtetëror të tregut.
Detektime të tilla u bënë pas raportimit të Alsat, ku qytetarët janë prononcuar se ndjehen të mashtruar.
Për manipulime të tilla të tregtarëve ligji parasheh gjoba deri 4 mijë euro për kompaninë dhe deri 1,200 euro për përgjegjësin e kompanisë për mashtrim.
Por, deri më tani nuk ka gjoba të tilla të shqiptuara./ Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Trendafilov po zbaton politikat e LSDM-BDI, nuk mbron të drejtat e punëtorëve

“Nuk ka prezencë të baktereve” AUV thotë se uji i ambalazhuar “Rugove” i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi