RMV: Kriza energjetike mund të rikthej stufat me dru nëpër shkolla

Komunat blejnë dru për shkollat në sasi të mëdha, për të kursyer energjinë elektrike dhe për të siguruar klasa të ngrohta, ata i kthejnë stufat e vjetra dhe stufat me dru.
Sezoni i ngrohjes ende nuk ka filluar, shkollat tashmë po marrin faturat e larta të energjisë elektrike, kryetarët e komunave janë në panik, duke kërkuar një mënyrë për të zbutur goditjen e krizës energjetike.
Disa prej tyre thonë hapur se tashmë kanë siguruar dru për shkollat.
“Komuna e Manastirit po bën gjithçka për të marrë dru, çmimi i të cilave është i lartë, e çmimet po vazhdojnë të rriten. Sa i përket blerjeve publike, tashmë janë bërë për blerjen e derivateve për ngrohjen e shkollave”, tha Toni Konjanoski, kryetar i Komunës së Manastirit.
Qeveria, e cila ka shpallur gjendjen e krizës në industrinë e energjisë, nuk ka ndërmend të ndihmojë komunat në juridiksionin e të cilave janë shkollat për të përballuar faturat e mëdha të energjisë elektrike.
Kryetarët e komunave ndajnë mendimin se bllok-dotacionet për arsimin që marrin nuk janë të mjaftueshme.
“Duke pasur parasysh se si BNJVL kishim propozime serioze për Qeverinë nga të cilat realisht do të përfitonin komunat dhe shkollat dhe të gjithë ata që kanë problem me çmimin e rrymës dhe krizën energjetike, asgjë nuk u pranua, kështu që kjo Qeveri nuk është e gatshme të bashkëpunojë me Qeveritë lokale dhe nuk jam i sigurt se çfarëdo që të propozojmë, janë të hapura për të dëgjuar”, tha Kiril Petsakov, kryetar i komunës së Ohrit.
As masa e qeverisë për furnizimin e shkollave me energji elektrike në vend nuk është në treg të rregulluar, edhe pse ministri përkatës Jeton Shaqiri siguron se në këtë mënyrë shkollat dhe bizneset e vogla do të paguajnë faturat më të ulta të energjisë elektrike.
Kjo as nga distanca nuk korrespondon me kërkesat e kryetarëve të komunave, të cilët propozuan që shkollat të paguajnë energjinë elektrike si për amvisëritë.
“Problem serioz është në sferën e sigurimit të mjeteve dhe energjisë, çmimet janë rritur, 4-5 herë më shumë se shuma që kemi paguar në periudhën e kaluar”, tha Ljupço Papazov, kryetar i Komunës së Koçanit.
Por Shaqiri nuk është i shqetësuar, disa komuna thonë se kanë dorëzuar kërkesë në Këshilla për shkurtimin e orëve, por do të shohim kur të vijë koha, ndoshta do të riorganizojmë mësimin. /Flaka
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë