LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Lufta kundër krimit të organizuar në veri ka ndalur rritjen e konsumimit të energjisë

Rizvanolli: Lufta kundër krimit të organizuar në veri ka ndalur rritjen e konsumimit të energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar në komunat në veri të vendit, ka ndalur rritjen e konsumimit të energjisë elektrike.

Sipas saj, viteve të fundit në veri ka pasur rritje jonormale të shpenzimit të energjisë. Ndaj, ka thënë se kjo është ndalur me operacionet kundër kultivimit të drogës dhe mihjes së kriptovalutave.

Këto deklarime Rizvanolli i ka bërë në një shkrim në Twitter, ku ka shpërndarë postimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për shkatërrimin e tre laboratorëve të drogës në veri.


Ministrja tutje ka thënë se “lufta ndaj krimit të organizuar shpaguhet në shumë mënyra”.

“Për shkak të operacioneve kundër kultivimit të drogës dhe mihjes së kriptovalutave, rritja jonormale e konsumit të energjisë që është parë viteve të fundit në katër komunat në veri të Kosovës, është ndalur”, ka shkruar Rizvanolli.

Për këtë ajo ka publikuar një grafikon në të cilin në vitin 2022 ka 3 për qind rënie të konsumit të energjisë elektrike në këto komuna./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Ekonomi
Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Ekonomi
Kalo në kategori