Një person ka ndërruar jetë këtë të mërkurë pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Qazim Alaj nga Deçani.
Vëllai i tij Adrian Alaj, ka njoftuar në Facebook për ditën e varrimit.
“Të dashur miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vellai jonë Qazim Alaj ka ndërruar jetë.
Për kohën e varrimit do ju njoftojmë nesër në mëngjes.
Të pikëlluar, Familja Alaj”, ka shkruar vëllai i tij.
Lidhur me rastin, PK-ja ka bërë të ditur se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
Duhet theksur se një ditë më parë në Deçan, një 18 vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Policia, ende nuk ka dhënë detaje për shkaqet e vdekjes./Telegrafi/