Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka provuar së fundmi një aventurë të re.

Ajo së fundmi është duke qëndruar në Amerikën e jugut, ndërsa gjatë ditës së shtunë ka marrë pjesë në një prej garave të Formula E.


GettyImages 1124619834

Rita e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj momentet e këndshme që kaluar sot në Santiago të Chilet.

rita 5

Këngëtarja shqiptare është dukur mjaft atraktive e veshur me një fustan rozë të shkurtër, dhe me modelin e flokëve të lëshuara.

Ajo ka shijuar një shëtitje me Alejandro Agag, CEO-n e Formula E, në një xhiro me shpejtësi të madhe.

"Ditë e mrekullueshme te Formula E, faleminderit shumë për ftesën", ka shkruar Ora në Instagram.

E njëjta është duke promovuar albumin e saj "Phoenix" në një tur gjigant koncertesh, të cilin do ta nisë nga Australia, duke vazhduar më pas me Azinë dhe Evropën. /Telegrafi/

GettyImages 1124799913