Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur me disa poza të tjera atrktiave dhe në ditën e fundit të vitit 2021.

Përmes llogarisë së saj të Instagramit ku numëron mbi 16 milionë ndjekës, 31-vjeçarja u shfaq tërë elegancë e veshur në një kostum ngjyrë rozë.


Rita shihet plot shkëlqim e veshur në një trupore që ia theksonte linjat atraktive të trupit, teksa prerja e veçantë që i binte mbi supe dhe ia zbulonte shpinën, ajo dukej mahnitëse.

Screenshot 2021 12 31 162517 Foto: Rita Ora/Instagram

“Është një vit i ri rozë i 2022. Lutem për dashuri dhe mbështetje për të gjithë në këtë vit që po vjen”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Screenshot 2021 12 31 162417 Foto: Rita Ora/Instagram

Ndryshe, aktualisht Rita ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, ku edhe do të festoi ndërrimin e moteve bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi.

Screenshot 2021 12 31 163405 Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, më parë u tha se dyshja pritje të fejohen këtë fundvit, por ende nuk është raportuar nëse ata kanë bërë një hap të tillë. /Telegrafi/

Screenshot 2021 12 31 162533 Foto: Rita Ora/Instagram

Screenshot 2021 12 31 163352 Foto: Rita Ora/Instagram