LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora flet për periudhën që nëna e kishte kancerin e gjirit: Gjithçka ishte e vështirë, lënia e Kosovës, zhvendosja në Britani dhe rritja e fëmijëve

Rita Ora flet për periudhën që nëna e kishte kancerin e gjirit: Gjithçka ishte e vështirë, lënia e Kosovës, zhvendosja në Britani dhe rritja e fëmijëve
Rita dhe Vera Ora

Nëna e Rita Orës, Versa ishte diagnostifikuar me kancer në gji në moshën 39-vjeçare, e cila bëri që njëkohësisht të përballet me trajtimin e sëmundjes dhe rritjen e vajzave.

Katërmbëdhjetë vjet më pas, pasi shërimi shkoj me sukses, këngëtarja tregon momentet e para të reagimit pasi që kishte mësuar për sëmundjen e nënës.

https://www.instagram.com/p/BnMvWYvAgNx/


Ajo ndër të tjerash tha se nëna e saj ishte përballur me vështirësi pasi që në atë kohë ishin shpërngulur nga Kosova për në Angli.

“Kur mora vesh që nëna ishte sëmurë me kancer në gji, mendova: ‘O Zot, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë’. E kuptoja që kishte kancer në gji dhe mund vetëm ta imagjinoja sesi ishte për të që të rriste tre fëmijë, të linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë pasi lëvizëm në Britani, të mësonte një gjuhë të re, u bë psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për udhëtim e nënës sime”, shprehet Rita në një video të publikuar nga e ëma Vera, në Instagram.

Ndërkohë, ditë më parë edhe Vera ka pasqyruar mënyrën se si përvoja e ka formësuar familjen e saj.

“Rita është rebeluar pak, duke braktisur shkollën për disa javë”, tha ajo duke shtuar se “Rita ka ankthe dhe ndonjëherë edhe sulme paniku. Të kesh një sëmundje serioze në familje të jep një perspektivë tjetër për jetën”, pohoi Vera.

Ankthi i Rita Orës, kanceri i gjirit
Lexo po ashtu Ankthi i Rita Orës, kanceri i gjirit

Ndryshe, Rita është duke shijuar sukseset e albumit më të ri muzikor, “Phoenix” gjersa është duke u përgatitur për koncertet. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BuHvXFkgSZ9/

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Kalo në kategori