Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Rita Ora e ka mbështetur aktivitetin “Shtegu i Shpresës”.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka pozuar taksa mbante në dorë mbishkrimin '#trailofhope100'.


Ky aktiviteti zhvillohet në kuadër të përgatitjeve dhe shenjëzimit të “Shtegut të Shpresës,” vrapimit 100 kilometrash që organizohet me 3-4 mars për të përkujtuar fillimin e luftës dhe rezistencës në Kosovë dhe për të shënuar dekadën e parë të Kosovës shtet.

Ky aktivitet tashmë është bërë i njohur edhe me hashtagët #trailofhope100, #kosova10.

Regjistrimi për vrapimin “Shtegu i Shpresës” ka kohë që është hapur. Deri më tani, për të vrapuar në “Shtegun e Shpresës” janë regjistruar qindra pjesëmarrës.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të regjistrimit. Më shumë info në: www.ktra-ks.com.