Ajo luan “Bridezilla”-n në videoklipin e këngës së saj të re, “You Only Love Me”.

Dhe Rita Ora ngeci në këtë teksa bëri një paraqitje magjepsëse në “The Tonight Show me Jimmy Fallon” në New York të mërkurën mbrëma.


Këngëtarja, 32 vjeçe, u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, ndërsa hyri në garën e nusërisë për të performuar projektin e ri, pasi kishte mbërritur në studio me një dukje tërheqëse.

67240345 11704599 image a 8 1675322594912 Rita Ora (Foto: Backgrid)

Rita u shfaq sensacionale duke treguar figurën e saj me një fustan Versace në një nuancë rozë.

Nuk ishte nusja tradicionale, ajo zgjodhi një fustan prej dantelle, i cili ishte në formë të sytjenave lart, një palë gete rozë si dhe taka të ngjashme.

Ajo ia shtoi pamjes një palë doreza rozë, kurse flokët kaçurrele i kishte fshehur nën një shami.

67240343 11704599 image a 9 1675322903151 Rita Ora (Foto: Backgrid)

Dukja kishte të bënte me klipin e ri, në të cilin Rita u shfaq me vello të bardhë që thuhet se ia ka dedikuar martesës së fshehtë me Taika Waititin.

Në një intervistë të re, ajo gjithashtu konfirmoi se është martuar me regjisorin nga Zelanda e Re.

67241071 11704677 image a 7 1675325275940 Rita Ora (Foto: Getty Images)

"Ishte kënaqësi të bëja këtë sepse ishte versioni im i frymëzimeve të mia - Edward Scissorhands, Heathers, Bridezilla - Unë gjithmonë kam dashur të luaj atë personazh”, tha ajo.

Fustani i bardhë në klip ndërkohë nuk ishte ai që veshi në ditën speciale me Taikan.

67051585 11685229 image a 188 1674850392775 Rita Ora (Foto: YouTube)

Rita më parë ka qenë e komentuar për disa romanca me emra të njohur të showbizit ndërkombëtar. /Telegrafi/

66873871 11704599 Married However Rita dispelled any claims that the bridal gown w a 10 1675323007469 Rita Ora dhe Taika (Foto: Wire Image)