LAJMI I FUNDIT:

Ristevski: Zgjedhja e presidentit në Kuvend, nuk paraqet vullnet të pastër të qytetarëve

Ristevski: Zgjedhja e presidentit në Kuvend, nuk paraqet vullnet të pastër të qytetarëve
Foto: Plusinfo

Profesori universitar Temellko Risteski, idenë e zgjedhjes së kryetarit të shtetit e vlerëson si zgjedhje efikase, por sipas tij, kjo nuk paraqet vullnet të pastër të qytetarëve.

Ai në një deklaratë për TV21 tha se nuk është e njëjtë kur qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes votës e shprehin vullnetin e tyre dhe kur deputetët votojnë për ta në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur presidenti zgjidhet nga Kuvendi nuk parashtrohet çështja e censusit siç parashtrohet tani, por megjithatë duke pasur parasysh sovranitetin e qytetarëve është më mirë që presidenti i shtetit të zgjidhet nga qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta, sepse nëpërmjet zgjedhjeve qytetarët drejtpërdrejtë e shprehin vullnetin e tyre për atë se kush do të jetë i pari i shtetit”, theksoi profesori universitar, Temellko Risteski.


Për t’i motivuar qytetarët që të dalin të votojnë me 5 maj, Ristestki tha se është e nevojshme që të punohet më shumë me qytetarët dhe atyre t’u shpjegohet se zgjedhja e presidentit nga ana e tyre është në interesin e tyre. Gjithashtu ai tha se me këtë lëmë përshtypje të mirë edhe tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Duhet të lëmë përshtypje më të mirë tek miqtë e tanë të BE-së, duhet të lëmë përshtypje se behët fjalë për shtet serioz, qytetarë serioz të cilët mendojnë për të ardhmen e tyre .Duhet t’u shpjegohet qytetarëve se na është hapur rruga për BE dhe se anëtarësimi në BE do të thotë perspektive më të mirë dhe të ardhme më të ndritur”, u shpreh Temellko Risteski.

Ndryshe në rrethin e parë dalja ishte 41.79%, ndërsa tani në rrethin e dytë kur në garë janë vetëm dy kandidatë, arritja e censusit duket shumë e vështirë. Siç dihet në rrethin e parë 10.58% e votave shkuan për Blerim Rekën, i cili nuk arriti të kalon në rrethin e dytë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori