Me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare ka detajuar kufijtë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Në kuadër të këtij rishikimi, është shpallur “Park Kombëtar” edhe kompleksi ligatinor i Butrintit.
Ligatina është një lloj moçali a kënete, që ‘shërben’ si strehë për shpendët migratorë të detit dhe tërheq shumë specie zogjsh. Kuotimi i bërë publik tregon koordinatat e parkut në veri, jug, lindje dhe perëndim, duke kaluar edhe në kufirin shtetëror tokësor me Greqinë, e deri diku përballë Kepit të Stillos.
Vendimi përcakton se Parku Kombëtar i Butrintit përfshin një sipërfaqe prej 9.424 ha, ku ndodhen: sipërfaqe pyjore, bujqësore, ujore, lagunë, ligatina të përkohshme, lumenj dhe përrenj; sipërfaqe joprodhuese, shkëmbinj të zhveshur, ishuj dhe sipërfaqe e banuar dhe e përzier me tokë bujqësore. Nga ana tjetër, në VKM thuhet se veprimtaritë ekonomike e sociale në këtë zonë kryhen në përputhje me objektivat, sipas përcaktimeve të bëra në Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Në këtë akt, parku ndahet në katër nënzona. "Këshillat" që jepen për secilën kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe ruajtjen e parkut, në përputhje me vlerat e tij ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor. Sa i takon nënzonës së përdorimit tradicional, VKM përcakton se aty u mundësohet njerëzve që jetojnë brenda Parkut Kombëtar, në mënyrë të përhershme apo sezonale, të vazhdojnë të ruajnë mënyrën e tyre të jetesës me mjete tradicionale.
Një pikë e veçantë e aktit ka të bëjë me lejet. Sipas tij, Ministria e Mjedisit, ajo e Kulturës, si edhe njësitë e qeverisjes vendore të rishikojnë lejet që kanë dhënë për veprimtari ekonomike e shoqërore, brenda sipërfaqes së Parkut Kombëtar të Butrintit.
Akti përcakton se subjektet e pajisura me lejet përkatëse do të vazhdojnë të ushtrojnë këtë veprimtari nëse, nga pikëpamja ligjore, përmbushin kriteret natyrore e kulturore të UNESCO-s dhe të zonave Ramsar, kur janë në përputhje me synimet dhe objektivat e menaxhimit të parkut. Nga ana tjetër, në afërsi të Kepit të Stillos, gjendet një ‘fermë’ peshkimi, e cila e dëmton dhe e ndot rëndë zonën, edhe pse është park kombëtar. Kjo, për shkak se Butrinti është futur në Ramsar prej 10 vitesh (Ramsar mbron ligatinat, të cilat kanë rëndësi për shpendët). Nga ana tjetër, mësohet se nuk ka asnjë lloj kontrolli dhe menaxhimi dhe mbi pesticidet që përdorin fermerët e zonës.
Përkrah vendimit të qeverisë që duhet përshëndetur, duhet thënë se ligjet e miratuara në Tiranë nuk duket se e kanë shtrirë fuqinë deri në jug. Aktualisht tek ishulli i Kepit të Stillos, ka filluar të ngrejë krye një ndërtim pa leje që ka pamjen e një godine banimi, për të mos përmendur faktin që në hyrje të parkut të Butrintit është një pikë e prodhimit të betonit e çimentos.
Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961 dhe u vlerësua si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit e mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë i kripur dhe gjysmë i ëmbël, dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm, si dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët, që arrijnë lartësinë deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 centimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200-vjeçare. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë-Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe, për pozicionin e saj është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore. Ujësjellësi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometrash, lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.50 metra. Teknikisht është një ndërtim i arritur, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti, si ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta dekantimi e kontrolli. Në vitin 1992, gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorën në dritë forumin romak të qytetit. Ndërtesa me tri dhoma ndodhet në pjesën jugore të Akropolit, në perëndim të ndërtesës me peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i cili datohet në shekullin I pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva. /GSH/BW/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert