“Këtu më herët i kanë lidhur gomarët e tani ja si është bërë”
Kështu dukej sheshi i fshatit Batincë muaj më parë kur filloi të ndërtohet.
E kështu duket sot, edhe pse ka mbetur edhe pak punë që të finalizohet.
Edhe pse është quajtur Sheshi i Rinisë aty takuam edhe të moshuar që po shijonin diellin e pranverës.
“Kur u nis dy veta e morën, dhe për të mos hedhur para thanë do e bëjmë vetë, kjo mëhalla jonë ka shumë në kurbet, kanë dërguar nga 5mijë euro, vetëm kanali 12 mijë euro ka kushtuar, do behët më mirë si të shtrohet asfalti, këtu më herët i kanë lidhur gomarët e tani ja si është bërë këtu”, thotë banori i Batincës.
Mjetet janë siguruar kryesisht nga mërgimtarët dhe nga banoret e vendit, e përveç se kanë grumbulluar mjetet financiare banoret edhe vetë kontribuuan në rregullimin e këtij sheshi.
“Para kemi grumbulluar për këtë sheshin, 90 mijë euro, mërgimtarët i dërguan edhe kryesia e xhamisë shumë mirë i menaxhoi ato para dhe e bëri atë, xhaminë, dhe rrethin. Ende do bëjnë edhe rrugët do i bëjnë”, thotë banori.
Përveç kësaj iniciative Shoqata Rinia e Batincës me mjetet financiare të banorëve, muaj me herët rinovuan edhe shkollën, vendosen shporta për mbeturina dhe ndërtuan stacione për pritjen e autobusit.
“Pas dy muajve intensivë sheshi ka këtë pamje, kanë mbetur edhe disa gjëra që të përfundohen dhe ka mbetur edhe asfaltimi. 0010(1:00) kryesisht mjetet janë siguruar nga bashkëfshataret, kanë kontribuar edhe mërgimtarët, kompanitë vendase por edhe Komuna e Studenicanit”, thotë Avni Xhemaili, kryetar i Shoqatës “Rinia e Batincës”
Shumica e banorëve të këtij fshati janë në mërgim dhe kryesisht në Itali e këto pushime të verës falë kontributit të tyre mërgimtarët e fshati Batincë do të gjejnë qendrën e fshatit shumë më ndryshe nga viti i kaluar. Ky fshat është 10 kilometra larg Shkupit dhe bën pjesë në Komunën e Studeniçanit./KlanMacedonia
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles