Rindërtohet rruga rajonale Kërçovë - Osllomej
Sot kanë filluar punët ndërtimore për rindërtimin e plotë të rrugës rajonale që lidh Kërçovën me termocentralin ''Osllomej'', me gjatësi prej 8 kilometrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Emin Nasufit nga Sektori për marrëdhënie me publikun në komunën e Kërçovës, rruga që do të rindërtohet shfrytëzohet nga 20 bashkësi lokale, respektivisht fshatra të rajonit të Kërçovës.
Invetsimi bëhet nga buxheti komunal dhe kushton 15 milionë denar, kurse punët i kryen ndërmarrja publike ''Rrugët e Maqedonisë''./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























