Site icon Telegrafi

Rina Ramadani më 17 shkurt vjen me një projekt kushtuar Pavarësisë së Kosovës

Rina Ramadani së fundmi i është rikthyer publikut me një projekt të ri.

“Dorëzohem” ishte klipi i saj i fundit me tekst dhe muzikë të orkestruar nga Avni Qahili.

Këngëtarja e ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini thotë se periudha e pandemisë ka qenë e vështirë pasi kanë pasur shumë pak mbrëmje muzikore.

Rina edhe pse tashmë është bërë edhe nënë nuk e ka ndërmend të ndalet nga të bërit muzikë.

Ajo ka paralajmërohet se më 17 shkurt do të sjellë një projekt të ri.

“Kënga do të jetë ekstra për Pavarësinë e Kosovës. Do të jetë edhe me videoklip dhe me 17 shkurt do të lansohet për publikun”, tregon ndër të tjera Rina Ramadani.

Këngëtarja ka shprehur keqardhje edhe për pronarët e bizneseve që po dënohen ën këtë kohë pandemie për shkak të masave antiCOVID./Telegrafi/

Exit mobile version