LAJMI I FUNDIT:

Rimodelimi, operacioni estetik i veshit

Rimodelimi, operacioni estetik i veshit

Nëse keni veshët llapush, në kontrast me formën e kokës, qafës dhe fytyrës, Otoplastika është ndërhyrja e kirurgjisë estetike e cila bën të mundur korrigjimin shumë të kënaqshëm dhe pa shenja të dukshme të deformimit.

Dr.Afrim Ajeti,
otorinolaringolog
Rr. Astrit Bytyçi nr.8, Ferizaj
tel: +377 44 70 01 25
+377 44 51 53 53

Kirurgjia e veshit mund të përmirësojë pozitën, formën apo proporcionin e veshit. Ajo mund të korrigjojë një defekt në strukturën e veshit që është i pranishëm në lindje, ku pastaj bëhet i dukshëm gjatë rritjes ose ndonjë deformiteti, të shkaktuar nga ndonjë dëmtim.

Përmirësimi i pamjes tuaj me ndërhyrje kirurgjikale të veshit
Intervenimi kirurgjik i veshit krijon një formë natyrale, duke sjellë në ekuilibër dhe proporcion veshët me fytyrën. Edhe korrigjimi i deformimeve më të vogla, mund të ketë ndryshime në pamjen tuaj.


Në mënyrë specifike kirurgjia e veshit mundë të trajtojë:
* Veshët tepër të mëdhenj – një gjendje e rrallë që quhet makrotia
* Veshët e hapur anash, llapushë
* Asimetrinë apo keqformimet e njërit ose të dy veshëve
* Asimetrinë e palave të kërcit të veshit
* Pakënaqësinë nga intervenimi i kirurgjik i mëhershëm i veshëve

Kirurgjia e veshit është një procedurë ku ju duhet të vendosni për veten tuaj dhe, jo për të mos përmbushur dëshirat e dikujt tjetër, ose duke u përpjekur të përshtatni imazhin tuaj me dikë tjetër!Intervenimit kirurgjik të veshit mund t’i nënshtrohen fëmijët:
* e shëndetshëm, pa sëmundje të rrezikshme për jetën; me infeksione kronike të veshit, të patrajtuara
* zakonisht 5 vjeç ose kur kërci i tyre të jetë i mjaftueshëm për korrigjim
* që janë në gjendje t’i pranojë udhëzimet si duhet
* që komunikojnë për ndjenjat e tyre dhe nuk shprehin kundërshtime kur flitet për ndërhyrjen kirurgjike

Adoleshentët dhe të rriturit duhet të jenë:
* të shëndetshëm, që nuk kanë një sëmundje të rrezikshme për jetën ose kushte mjekësore që mund të pengojnë shërimin
* individë me një opinion pozitiv dhe objektiva specifike të përgatitur për kirurgji të veshit.

Përgatitjet për kirurgji të veshit

Para operacionit, kërkohet:
* të bëni analizat laboratorike dhe një vlerësim mjekësor
* të merrni medikamente të caktuara apo të përshtatni medikamentet tuaja aktuale
* preferohet të ndalohet pirja e duhanit
* të shmangni përdorimin e aspirinës, disa barnave anti-inflamatore dhe shtojcat bimore që mund të rrisin gjakderdhjen.

Udhëzimet e veçanta që ju do t’i merrni përfshijnë:
* Çfarë duhet të bëni në ditën e operimit?
* Përdorimi i anestezionit gjatë procedurës
* Kujdesi pas operacionit

Varësisht nga lloji kirurgjik që do t`i nënshtroheni, ju do të merrni shpjegime të qarta rreth mënyrës së intervenimit duke përfshirë edhe vendin se ku do bëhet.Fakte të rëndësishme për sigurinë dhe rreziqet e kirurgjisë së veshit
Vendimi për të pasur intervenim kirurgjik të veshit është personal dhe ju duhet të vendosni nëse rreziqet dhe komplikimet e mundshme janë të pranueshme. Kirurgu plastik apo njëri nga stafi do të shpjegojë në detaje disa rreziqe që lidhen me ndërhyrjen kirurgjike. Rreziqet të tilla janë: hematoma, infeksioni, cikatrizimi hipertrofik dhe formimi i keloideve, ënjtja, rreziku i anestezionit, alergjitë, dhimbja e cila mund të vazhdojë.

Është shumë e rëndësishme t`i bëni pyetje kirurgut plastik në lidhje me procedurat tuaja. Është e natyrshme të keni një shqetësim në lidhje me ndryshimin e ri që do ta keni, ose stresin para operacionit. Mos u turpëroni duke biseduar për ndjenjat tuaja me kirurgun tuaj plastik.

Ku do të kryhet operacioni?
Operacioni estetik i veshit bëhet nga kirurgu plastik në ambulancën specialistike. Kirurgu, së bashku me stafin, ju ofrojnë komoditet dhe siguri para operacionit.
Pas operacionit, ju do të merrni udhëzime të veçanta që mund të përfshijnë: si të keni kujdes për veshët tuaj pas operacionit, cilat medikamente duhet të merren për të zvogëluar rrezikun e infeksionit dhe kur do ta keni takimin tjetër të radhës.

Kur ju shkoni në shtëpi
Nëse ndonjë komplikim ju paraqitet, njoftoni kirurgut tuaj, i cili do të përcaktojë nëse do të keni nevojë për ndonjë trajtim të nevojshëm

Bëni kujdes!
Çelësi për suksesin e operacionit plastik të veshëve është kur ju ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj.
Është shumë e rëndësishme që duhet të bëni vizitën e planifikuar te mjeku që ju ka operuar.

Çka ndodhë gjatë operacionit të veshit?

Anestezia
Barnat janë të administruara për komoditetin tuaj gjatë procedurës kirurgjikale.
Zakonisht preferohet anestezioni lokal ose me anestezi lokale dhe sedacion.

Incizioni
Prerjet kryhen në pjesën e pasme të llapës së veshit dhe pasi realizohet çarja dhe palosja e kërcit, hiqet përfundimisht edhe një shirit i hollë lëkure. Më pas rimodelohet dhe ripozicionohen pjesët e kërceve aurikulare nëpërmjet disa qepjeve.

Mbyllja incizionit
Qepja e jashtme e mbyllë prerjen apo incizionin. Shenjat e plagëve ngelen gjithmonë vetëm në pjesën e pasme të veshëve dhe janë plotësisht të padukshme.

Rezultati
Kirurgjia e veshit ofron rezultat të menjëhershëm tek veshët llapush. Ndryshimi tek veshët vërehet menjëherë pas përfundimit të fazës finale, qepjes së lëkurës së jashtme.Shërimi i intervenimit kirurgjik të veshit
Menjëherë pas operacionit është normale të keni dhembje të lehtë dhe ato kontrollohen me barna. Mundë të keni një ndjenjë të kruarjes nën fasha, të cilat duhet të mbeten të paprekura dhe mos t’i hiqni pa ndonjë arsye! Dështimi për ta bërë këtë mund të rezultojë në humbjen e një pjese të korrigjimit dhe mund të kërkojë një intervenim kirurgjikal të dytë!

Disa pyetje më të shpeshta:
Çfarë barna do të përshkruhen pas operacionit? Antibiotikë, analgjetikë
Sa shpesh duhet të pastrohet plaga? Zakonisht në ditën e dytë apo të tretë.
Kur hiqen penjtë? Zakonisht ditën e 8-10-të.
Sa zgjatë shërimi pas operacionit? Rreth 2 javë.
Sa duhet kujdes i shtuar pas shërimit të plagës? 4-6 javë
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori