LAJMI I FUNDIT:

Rimac Nevera përfundon testet e dimrit përpara dërgesave te klientët

Rimac Nevera përfundon testet e dimrit përpara dërgesave te klientët

Rimac ka njoftuar se raundet përfundimtare të testimit për Nevera kanë përfunduar përpara dërgesave te klientët.

Sipas kompanisë kroate, tërësisht elektrike kaloi dy javë testime të gjera dimërore në Qendrën Sottozero të Pirelli pranë Rrethit Arktik në Suedi, përcjell Telegrafi.

Rimac, tani aksioneri i shumicës së Bugatti-Rimac, tha se testet kishin për qëllim të rregullonin sistemet si ABS, ESP dhe çift rrotullues.


Ekipi duhej të testonte Nevera-n gjatë natës për temperatura ekstreme pasi temperaturat e ditës ishin jashtëzakonisht të ngrohta.

Rimac Nevera me 1914 kuaj fuqi tashmë është homologuar për dërgesat e klientëve në SHBA dhe BE.

Megjithatë, për të vërtetuar rezultatet dhe për të siguruar që çdo sistem kontrolli të funksionojë në mënyrë perfekte në të gjitha kushtet, Rimac duhej të shkonte në Suedi për testimin ekstrem të dimrit. Temperatura gjatë testimit u tha të ishte rreth -15°C (5°F).

Përveç sistemeve të kontrollit të lartpërmendur, Rimac testoi edhe gomat e rekomanduara të dimrit për Nevera – Pirelli P Zero Winter.

Gomat ishin një zhvillim i përbashkët midis Pirelli dhe Rimac. Gomat verore të Nevera janë Michelin Pilot Sport 4S. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
A e dini se çfarë funksioni ka vija e kuqe në këtë rrugë në Spanjë?

A e dini se çfarë funksioni ka vija e kuqe në këtë rrugë në Spanjë?

Auto
Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Auto
Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Auto

"Musk doli të ishte një budalla dhe unë nuk dua të drejtoj një veturë të ndërtuar nga një budalla", senatori amerikan heq dorë nga Tesla e tij

Auto
Artistja italiane duke “pikturuar” një Lamborghini Aventador SVJ në rrugë

Artistja italiane duke “pikturuar” një Lamborghini Aventador SVJ në rrugë

Auto
Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Auto
Kalo në kategori