Me rikthimin e Zidanes te Reali, ia vlen të rikthehemi edhe te fjalimi emocional i Zizus në pushimin e pjesëve të finales ndaj Juves në LK

Rikthimi i Zinedine Zidanes te Real Madridi befasoi të gjithë në botë e futbollit.
Me këtë rast tifozët e Los Blancos dhe të tjerë janë rikthyer në kohë për të shikuar sukseset e trajnerit francez, në mënyrë që të ëndërrojnë ato tjerat në të ardhmen.
‘Zizu’ si trajner i Ralit fitoi një titull të La Ligas dhe një të Superkupës së Spanjës, nga dy herë e fitoi Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube, ndërsa tre herë Ligën e Kampionëve.

Secila finale ka rëndësinë e vetë, por ajo ndaj Juventusit për sezonin 2015/16 ishte një nga më të bukurat pasi niveli i dy skuadrave në fushë ishte pothuajse i njëjtë.
Por, në këtë ndeshje 46-vjeçari tregoi se sukseset e tij si trajner nuk janë të befasishme, ai me taktikat e tij e dominoi Zonjën e Vjetër dhe në fund arriti të fitojë me rezultat 1-4.
Një nga gjërat më të komentuara nga finalja e Cardiffit ishte fjalimi i Zidanes drejt skuadrës në zhveshtore në pushimin e pjesës së parë, ku rezultati i lojës nga 45 minutat e parë ishte 1-1.
Fillimisht i la lojtarët të pushojnë për shtatë minuta duke iu thënë: “Pushoi dhe pastaj do të flasim”, dhe pastaj vazhdoi:
“Vetëm dy gjëra: është një finale, e dimë që do të jetë ndeshje e vështirë, është edhe për ata. Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi më agresiv në mbrojtje, nuk po them në sensin agresiv që ju të ndëshkoheni”.
“Për ne është e rëndësishme të mbërrijmë në kohë, të qëndrojmë më pranë dhe të jemi agresivë, kur nuk e kemi topin”.
“Ata luajnë me 4-4-2 me Alves dhe Mandzukicin shumë lart në fushë. Duhet t’i detyrojmë të kthehen mbrapa. Isco, duhet të jesh më i pakalueshëm në të majtë kur ne jemi duke u mbrojtur me formacionin 4-2-2 dhe kur e keni topin kërkoni hapësirë mes vijave”.

“Kur kemi topin duhet të jemi të durueshëm. Duhet të lëvizim më shumë në krahë. Marcelon e Danin duhet të luani më para, pak më para. Kur ne kemi topin ata duhet të mbrohen më thellë, Dani dhe Marcelo duhet të jeni aty”.
“Luka duhet të shtyje aksionet para, ashtu edhe Isco, kur ne ndryshojmë, duhet t’i thyejmë. Cristiano të vrapojë tek ata, Karim mbrapa ose ndryshojmë mënyrën e lojës, ashtu siç kemi praktikuar këtë javë. Le t’i thyejmë dhe goli do të vijë. Le të luajmë anash dhe nga qendra dhe kështu do të shënojmë. Thjesht të marrim topin dhe të luajmë me ritëm më të madh. Jo vetëm në qendër, duhet të lëvizim topin nga njëra anë në tjetrën”.
“Në mbrojte lë të ngulim këmbë më shumë dhe të vazhdojmë punën. Do të vuajmë është finale. Qëndroni të qetë, do të shënojë një tjetër gol, kuptuat?”, dhe fjalimi përfundoi me duartrokitje nga të gjithë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Liria i reagon Vëllaznimit: Pse nuk i quajtët tifozët kriminelë pas ndeshjes së parë, nuk pranojmë standarde te dyfishta

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë