Se rruga për njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë duhet të orientohet dhe udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte strategji e qartë e Qeverisjes Haradinaj, i cili që në vitin 2017, në BE, te zonja Mogherini insistoi në involvimin amerikan në zgjidhjen përfundimtare të raporteve Serbi-Kosovë që duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë.
Taksa 100% e vendosur nga Qeveria Haradinaj në produktet e Serbisë, ngriti presionin e afaristëve të Serbisë ndaj qeverisë së tyre për gjetjen e formës për heqjen e taksës që po u shkaktonte dëme bizneseve të tyre dhe humbje graduale të prezencës së tyre në tregun e Kosovës, edhe pse është treg i vogël, është shumë i rëndësishëm për ta.
Presioni i taksës mobilizoi Serbinë që të ngre çështjen në CEFTA, në Unionin Evropian, tek kancelarja Merkel dhe presidenti Macron dhe në Samitin e Berlinit, të iniciuar nga Merkeli, e ku isha prezent si Koordinator Nacional i Kosovës për Ballkanin Perëndimor dhe si këshilltar i kryeministrit Haradinaj. Kosova insistoi në kërkesën e involvimimit amerikan në tejkalimin e situatës dhe lidershipin e saj në zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.
Kjo kërkesë e Kosovës u adresua dhe muaj më pas kemi marrëveshjet e para mes dy vendeve për ndërlidhjen ajrore dhe rekonstruim të rrjetit hekurudhorë Prishtinë-Beograd për t’u lidhur me rrjetin rajonal dhe evropian të hekurudhave. Marrëveshje që u realizuan nga i emëruari i posaçëm për Kosovën i presidentit Trump, Richard Grenell, e që paraqet involvimin e nivelit më të lartë amerikan në çështjen e Kosovës pas shumë viteve, kohë të humbura në bisedimet e udhëhequra nga BE.
Rëndësia e involvimit të ShBA-së në proces nuk vlerësohet nga Qeveria pasuese e cila përpos që i ikë komunikimit direkt me ShBA-të, merr edhe veprime të palogjikshme duke shkarkuar zyrtarët kosovarë që nënshkruan marrëveshjet e sponzorizuara nga amerikanët.
Ndryshimet në qeverisje ndryshojnë edhe qasjen tonë dhe me 4 shtator kemi takimin në Shtëpinë e Bardhë të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, ku në prani të presidentit Trump nënshkruhet marrëveshja për projekte nacionale madhore, që Kosovën nga një pozitë të “autsajderit” në rajon, të përfitojë pozicion të liderit me projekte makroekonomike që do të ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në aspektin gjeopolitik rikthim të fuqishëm të ndikimit amerikan në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të eliminimit të ndikimit të Rusisë, veçanërisht në Serbi.
Gjeopolitika historikisht ka pasur ndikim në fatin e shqiptarëve në Ballkan, prandaj është koha e mobilizimit i të gjithë spektrit politik në Kosovë po edhe atij gjithëshqiptarë që ta shfrytëzojmë këtë pozicionim të qartë të ShBA-ve në përkrahje direkte të Kosovës, që e dëshmoi para Serbisë po edhe tërë botës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.
Sponzorizimi i veçantë i organizuar nga presidenti Trump i njohjes së shtetit të Kosovës nga Izraeli është mesazh për të gjithë për rolin lider të Amerikës në rrumbullakësimin e shtetësisë së Kosovës, duke siguruar njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi dhe ulësen në OKB.
Involvimi amerikan duhet të maksimalizohet veçanërisht në gatishmërinë e ShBA-ve për mbështetje të investimeve kapitale në Ballkanin Perëndimor.
Nga ne kërkohet që të dalim me projekte konkrete, siç është hekurudha Kosovë-Shqipëri, hekurudha Kosovë-Serbi që na lidhë me Evropën; kyçja e Kosovës në gazsjellësin TAP dhe ndërtimit të rrjetit të brendshëm që të sigurohet gazi për industri dhe amvisëri si burim energjie më së paku i kushtueshëm; ndërtimi i Portit të Shëngjinit që do të shfrytëzohej kryesisht nga Kosova dhe vendet e rajonit; aktivizimi i zonës ekonomike amerikane në Gjakovë dhe Aeroportit të Gjakovës; ekzekutimi i unazës së jashtme të qytetit të Prishtinës; qendra e skijimit në Brezovicë dhe Rugovë – Borea; projekte për Trepçën, veçanërisht kapacitetet për përpunimin e plumbit dhe fabrika e baterive të litiumit dhe projekte tjera atraktive që do të sigurojnë zhvillim ekonomik, vende të reja të punës me paga të dinjitetshme dhe mirëqenie të qytetarëve të saj. Gjithashtu, duhet përgatitur pako të lehtësirave fiskale për kompanitë amerikane që investojnë në Kosovë, që do të siguronin punësimin e të rinjve, me theks të veçantë në sektorin e Teknologjisë Informative.
Tani është koha e ekonomistëve, ekspertëve të vendit që kanë njohuritë dhe përvojë që të hartojnë dhe prezantojnë projektet kapitale që mund t’i përfitojë Kosova nga mbështetja amerikane, e cila ka zgjedhur që Kosova dhe Ballkani Perëndimor të jetë në fokus të investimeve të tyre me çasjen specifike të “karotës dhe shkopit”.
Dhe, për të mos harruar kurrë që presidenti amerikan Woodrow Wilson e siguroi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1999; presidenti amerikan Bill Clinton shpëtoi shqiptarët nga hegjemonia serbe; dhe, presidenti amerikan George W Bush, në vitin 2007, në Tiranë konfirmoi se Kosova do të jetë shtet i pavarur dhe sovran.
Jemi me fat që si popull i vogël që jemi, e kemi gjithmonë përkrah ShBA-në dhe për këtë duhet të jemi falënderues dhe respektues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!