LAJMI I FUNDIT:

Rikthim në kohë: Si tentoi Spanja të blinte ndeshjen kundër Shqipërisë

Rikthim në kohë: Si tentoi Spanja të blinte ndeshjen kundër Shqipërisë

Në historinë e ndeshjeve mes Spanjës dhe Shqipërisë, ka një ngjarje të veçantë që shënoi një kapitull të panjohur të publikuar në “ASnë prag të ndeshjes së sontme.

Në dhjetor të vitit 1991, një ndeshje e planifikuar midis tyre u anulua për shkak të situatës politike të tensionuar dhe mungesës së kushteve të sigurisë në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist.

Spanja, e cila ishte e përfshirë në fazën e fundit të kualifikimeve për Euro 92, u përgatit për të luajtur kundër Shqipërisë, por UEFA mori vendimin për të anuluar ndeshjen për shqetësime të sigurisë.


LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini
Lexo po ashtu LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

Shqipëria protestoi dhe kërkoi një datë të re për të përmbushur angazhimin ndaj tifozëve të saj, duke përfunduar me kompensimin rreth 30 mijë euro nga UEFA për shpërdorim.

Në shtator të vitit 1993, këto dy kombëtare u takuan përsëri, kësaj radhe për kualifikimet e Kupës së Botës në SHBA.

Një ndërmjetës spanjoll u përfshi në një propozim për të blerë ndeshjen, por presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit e refuzoi kategorikisht këtë ofertë, duke çliruar skuadrën nga akuzat e marrjes së ryshfetit.

FSHF jep informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Shqipëri–Spanjë në stadiumin e Dyseldorfit
Lexo po ashtu FSHF jep informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Shqipëri–Spanjë në stadiumin e Dyseldorfit

Në një artikull të së përditshmes “Mundo Deportivo” të disa kohëve më parë thuhet se, në duelin e 22 shtatorit të vitit 1993, u shënua një tentativë për trukim.

“Një ndërmjetës spanjoll, i cili fluturoi në çarterin e skuadrës i ofroi Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), përmes Huan Espinos, zëvendëspresident i futbollit amator, blerjen e mundshme të ndeshjes.

‘Ne jemi të gjithë të çmendur’, ka qenë përgjigja e prerë e presidentit Angel Maria Vijar asokohe. Në fushë u shuan të gjitha dyshimet. Ishte faza kualifikuese për Botërorin SHBA 1994 dhe në Tiranë, Spanja luajti me një ekip të përbërë nga Zubizareta, Alkorta, Kamarasa, Nadal, Goikoeçea, Hulen Guerrero Hierro, Kaminero, Toni, Hulio Salinas dhe Alfonso. Pep Guardiola dhe Kike Estebaranz hynë në pjesën e dytë. Gjysmë ore pas ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Havier Klemente po fitonte në shifrat 0-3.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës – Sylvinho me dy ndryshime
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës – Sylvinho me dy ndryshime

Ndeshja e përfunduar me fitoren e Spanjës me rezultatin e përfundimtarë 1-5, me një hat-trick të Julio Salinas. Edhe pse u kërkua nga mediat shqiptare në atë kohë për një hetim, UEFA nuk zbuloi prova të korrupsionit.

Historia e ndeshjeve midis Shqipërisë dhe Spanjës vazhdon të mbetet një kapitull interesant në historinë e futbollit ndërkombëtar, shënuar nga ngjarje dhe momente të papritura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Premier League
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Superliga
Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Përfaqësueset
Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

La Liga
Kalo në kategori