Drejtuesit e Ligës thanë se gjithçka është gati për sezonin e ri 2014/2015 i cili do vijë me shumë risi. Përveç numrit tepër të madh të ekipeve pjesëmarrëse, ku plot 54 skuadra janë kontraktuar edhe gjyqtarë të licencuar, si dhe është krijuar një staf më profesional ku përfshihet edhe personeli mjekësor.

ligatotal4


Ndryshime ka edhe në rregullore dhe në elemente të tjera kështu që pritet të jetë një sezon vërtetë shumë i mirë dhe spektakolar në të cilin pritet të marrin pjesë edhe lojtarë me emër në futbollin kosovar.

ligatotal3

Këtë të diel me 24 gusht zhvillohet edhe SuperKupa mes fituesit të ligës, FC Dobrajës, dhe fituesit të Kupës, FC Sllovisë. Kjo pritet të jetë një ndeshje e madhe duke ditur kualitetin e skuadrave. Në njerën anë Dobraja ka lojtarë që luajnë në Ramiz Sadik, si Arton Gashi apo edhe dy lojtarët e Ulpianës,Agon Llugiqin dhe Egzon Gashin. Teksa, në anën tjetër Sllovia ka anëtarin e Dritës, Blendim Gashin dhe Fidan Gërbeshin, por edhe të rikthyerin nga lëndimi, njërin nga lojtarët më të mirë për futsall në Kosovë,Kemajl Gashin.

ligatotal2

Organizatori i Liga Total,Dardan Saraçi u shpreh i bindur për Telegrafin se Lipjanasit edhe këtë sezon do të tregojnë se qyteti ynë është një nga foletë e futbollit në Kosovë, ai gjithashtu tha se Liga Total po numëron vetëm orët për t’u anëtarësuar në FFK. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app