Rikthehet grupi "Elita 5", sjellin klipin e ri 'Tornado'

Grupi i njohur Elita 5 janë rikthyer me një projekt të ri muzikor.
"Tornado" mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike.
Muzika është realizuar nga Nexhat Mujovi - Wirusi, ndërsa për tekstin është kujdesur Avni Qahili.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft interesant dhe që i përshtatet mjaft mirë këngës.
Ana vizuale e projektit i është besuar Max Production.
Klipi është xhiruar nëpër rrugët e Tiranës, dhe sjell një atmosferë mjaft verore brenda tij. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































