LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet furnizimi me ujë në rajonin e Pejës

Rikthehet furnizimi me ujë në rajonin e Pejës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, në Pejë ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ujë.

Në njoftimin e bërë për media nga KRU ‘Hidrodrini’, thuhet se si pasojë e erërave dhe stuhisë së fuqishme në rajonin e Pejës, që nga mesnata e së mërkurës janë shfaqur probleme me rënie të energjisë elektrike, e të cilat kanë derivuar me ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat të cilat furnizohen nga sistemi i pompave në rajonin e Pejës.

Në njoftimin për media thuhet se kompetentët e KRU ‘Hidrodrini’ gjatë tërë kohës kanë qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me KEDS-in dhe tani, pas rikthimit të energjisë elektrike është rikthyer edhe furnizimi me ujë.


Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, ndërprerje kanë ndodhur vetëm në zonën e mbulueshmërisë së Pejës, gjegjësisht, rajonet e furnizimit nga pompat, ndërsa që situatë e njëjtë,  nuk është paraqitur deri më tani në komunat tjera.

Ndryshe, erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në rajonin e Dukagjinit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori